Një aksident i frikshëm ka ndodhur para pak minutash në kryeqyetet në kryqëzimin e “Komunës së Parisit”.
Shtatë makina janë përfshirë në aksident, ku ka mbetur i lënduar edhe një punonjës i pastrimit. Mësohet se shkaku i aksidentit është bërë makina që mbledh plehrat.
Ajo ka marrë para dy makina që kanë qenë të parkuara, ku mësohet së trafiku është rënduar së tepërmi nga bllokimi i rrugës.
Nga informacionet paraprake mësohet se shkaktari i aksidentit ka qënë shoferi i makinës së mbeturinave, i cili rezulton se ka qenë i dehur.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur edhe zbardhjen e plotë të saj.