Aksident i frikshëm në Itali/ Humb jetën një shqiptar, plagoset rëndë shoku i tij

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali mbrëmjen e djeshme.

Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe shoku i tij po shqiptar.

Makina me të cilën udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Aksidenti u regjistrua në provincën e Teramos.

Mediat italine bëjnë me dije se viktima është 32-vjeçari Shendri Caushi, ndërsa i plagosuri është një 34-vjeçar me iniciale V.A.

Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje shoku.

Dyshohet se shkak për aksidentin, është bërë mjegulla e dendur, që i ka vështirësuar pamjen drejtuesit të mjetit.

Autoritetet ndërkohë po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento