Skip to content
Të Gjitha

Aksident fatal në Velipojë/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin, zbulohet identiteti

· 1 min lexim

Tashmë aksidentet rrugore janë bërë të përditshëm dhe humbjet e jetës janë bërë të pakontrollueshme.

Pikërisht ditën e sotme një tjetër aksident fatal i ka marrë jetën një personi në Velipojë të Shkodrës.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë dhe tashmë është bërë edhe identifikimi i viktimës dhe bëhet fjalë për Bujar Bujaj, 40 vjeç.

Bujar Bujaj ka qenë duke ecur në rrugë në momentin që automjeti e ka goditur për vdekje.

Nga ajo që mësohet Bujaj ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

Ende nuk ka asnjë informacion shtesë rreth moshës së tij apo shkakut që ka çuar deri në vdekjen e tij, megjithatë policia tashmë ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për to.