Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ahmetaj: Ende s’keni parë skemën ‘5ER’ të plaçkitjes së Shqipërisë. Agaçi koordinator i korrupsionit

13:56 09/01/2026
Reading Time: 4 min lexim
Ahmetaj: Ende s’keni parë skemën ‘5ER’ të plaçkitjes së Shqipërisë. Agaçi koordinator i korrupsionit

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë së Edi Rama, duke deklaruar se shqiptarët ende nuk kanë parë skemën më të madhe të grabitjes së pasurisë publike, të cilën ai e cilëson si “5 ER” ose “5 Edi Rama”.

Duke folur në emisionin “Çim Peka LIVE”, Ahmetaj u shpreh se pas asaj që është njohur publikisht si “5D”, po del në dritë një skemë shumë më e gjerë dhe më e rrezikshme. Sipas tij, “5 ER” përfaqëson një mekanizëm të organizuar shtetëror për ndarjen e Shqipërisë mes një grupi të vogël oligarkësh.

“Unë nis me variantin 5D. Jeni duke parë variantin 5 ER. Është varianti 5 ER i plaçkitjes së Shqipërisë”, deklaroi Ahmetaj, duke shtuar se qytetarët duhet të marrin hartën e vendit dhe të shohin se ku nuk ka mbetur asnjë copë pa u dhënë.

Në qendër të kësaj skeme, sipas Ahmetajt, qëndron sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, të cilin ai e cilësoi hapur si koordinatorin e korrupsionit në qeveri.

Gjatë debatit, gazetari Çim Peka e pyeti nëse Agaçi ishte emri i katërt në këtë skemë. Ahmetaj u përgjigj se gjithçka do të sqarohej me radhë, duke lënë të kuptohet se lista është e gjatë dhe e strukturuar.

“Po neni i llogarisë në Itali, unë nuk e bëj dot ta përmend, sepse i kam thënë të gjitha, edhe ai Rama i ka pranuar të gjitha”, u shpreh Ahmetaj. Ai shtoi se kryeministri ka pranuar kontakte, takime dhe ndërmjetësime, si dhe ekzistencën e mesazheve ku sipas tij jepen urdhra të drejtpërdrejtë: “jepja këtij, jepja atij, bëja këtij, bëja atij”.

Ahmetaj u ndal edhe te drejtësia, duke përmendur drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Ai deklaroi se dëmi i ndodhur gjatë periudhës së drejtimit të tij arrin në shifra kolosale, duke e vlerësuar atë në 14 deri në 15 miliardë.

“Tani do shohim çfarë do ndodhi”, tha Ahmetaj, duke shtuar se sipas tij vëmendja po devijohet qëllimisht te persona të caktuar, ndërsa thelbi i grabitjes mbetet i paprekur.

Në këtë kontekst, ai përmendi edhe AKSHI, të cilën e cilësoi si “maja e ajsbergut”. Sipas Ahmetajt, çdo dosje që del në publik është vetëm një fragment i një strukture shumë më të madhe korrupsioni që ka ndërtuar kjo qeveri.

“Po çfarë ajsbergu ka krijuar kjo qeveri, ky kryeministër? Se për çdo dosje është maja e ajsbergut”, theksoi ai.

Ahmetaj akuzoi gjithashtu një grup prej 15 apo 16 oligarkësh dhe aksionerësh, të cilët sipas tij janë “enablers”, pra lehtësuesit dhe përfituesit kryesorë të grabitjes së pasurisë publike. Ai deklaroi se këta aktorë, të mbështetur nga media të lidhura me ta, kanë funksionuar me logjikën e mosndëshkimit dhe të përçmimit ndaj qytetarëve.

“Shteti u është dhënë me hartë përpara. I ke aty, 15-16 me kokrra janë”, u shpreh Ahmetaj, duke shtuar se kjo skemë nuk mund të fshihet më dhe se sipas tij po vjen momenti që institucionet të merren jo vetëm me figurat publike, por edhe me aksionerët dhe përfituesit realë të kësaj grabitjeje.

Deklaratat e Ahmetajt pritet të shkaktojnë reagime të forta politike, ndërsa akuzat për skemën “5 ER” shtojnë presionin mbi qeverinë dhe institucionet e drejtësisë për hetime të thelluara.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
“O plaçkitës, Porti është afera jote” Ahmetaj shpërthen ndaj Ramës dhe zbulon koncesionin 35 vjeçar të Porto Romanos

“O plaçkitës, Porti është afera jote” Ahmetaj shpërthen ndaj Ramës dhe zbulon koncesionin 35 vjeçar të Porto Romanos

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English