Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Agim Kajmaku lihet i lirë! Arta Marku kërkoi zbutjen e masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun

15:54 08/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Agim Kajmaku ka fituar sërish lirinë. Gjykata e Apelit të Tiranës ka zhvilluar sot seancën për masën e sigurisë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, i cili u arrestua një ditë më parë. Sot në Apel, Kajmaku ka fituar lirinë dhe zyrarisht, pasi Prokuroria kërkoi zbutjen e masës së sigurisë për të dhe mori aprovimin e gjykatës.

Ish-kreu i Bashkisë Vorë do të jetë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe kundër tij do të vijojë gjykimi. Prokuroria dhe Gjykata kanë vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore dhe kanë vendosur që të zbusin e masës së sigurisë, pavarësisht se ai aka qenë për një kohë të gjatë në arrati dhe i është fshehur drejtësië.

Sipas Dosja.al prokurorja e cila kishte marrë në dorë dosjen e Kajmakut është Arta Marku. Ka qenë pikërisht ish-kryeprokuroria ajo që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë kundër ish-kreut të Bashkisë Vorë. Marku ka kërkuar që Kajmaku të mos qëndrojë më në burg, pasi ai është i sëmurë dhe i rrezikohet shëndeti.

Kjo kërkesë e Prokurorisë është aprovuar dhe nga gjykata e cila ka vendosur që të lë në detyrim paraqitje ish-numrin një të Bashkisë Vorë.

Agim Kajmaku u arrestua më parë pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat për shkak të diabetit. Kanë qenë vetë mjekët që kanë lajmëruar policinë se Kajmaku ndodhej i shtruar aty. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndalimi i tij është bërë në spital ku po merr dhe mjekimin.  Edhe në njoftimin e policisë konfirmohet se ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e spitalit privat në Tiranë, ku Kajmaku po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Agim Kajmaku ishte shpallur në kërkim që prej 11 nëntorit të vitit 2019 dhe prej afro një viti ai ndodhej në arrati. Gjykata ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Fillimisht akzuat kundër Kajmakut u ngritën, pasi dyshohet se ai ka marrë vendime pasi KQZ kishte vendosur për shkarkimin e tij nga detyra.

Pasi KQZ kishte marrë vendimin kundër tij, ai ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi një të besuar të tij. Më herët, ish-qytetari i parë i Vorës, ishte nën akuza publike nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person.

Akzuat ndaj Kajmakut janë: “Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, “Falsifikimi i formularëve”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal.

Të lidhura

Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

E rëndë në Fier / Vajza mbyt me tel babain, tenton të fshehë ngjarjen

Një krim i rëndë familjar ka tronditur fshatin Frashër të Fierit, ku një 26-vjeçare dyshohet se ka mbytur të atin...

17:46 24/07/2025
Dhunohet biznesmeni Laert Kasaj, shkak përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te “Delijorgji”
Aktualitet

Dhunohet biznesmeni Laert Kasaj, shkak përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te “Delijorgji”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në ambientet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë, ku...

09:54 23/07/2025
Para

Aksioni i madh i antidrogës me 19 të arrestuar/ GJKKO kthen në Kukës gjykimin për vëllain e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës pranon ndihmën për fshehjen e kufomës, kërkon gjykim të shkurtuar

Nëna e vrasësit të Ilaria Sulës pranon ndihmën për fshehjen e kufomës, kërkon gjykim të shkurtuar

18:40 30/07/2025
Kontratat kulturore në qendër të hetimit: SPAK heton lidhjet mes Veliajt dhe bashkëshortes Ajola Xoxa

Kontratat kulturore në qendër të hetimit: SPAK heton lidhjet mes Veliajt dhe bashkëshortes Ajola Xoxa

15:42 30/07/2025
Rai 3 tregon të vërtetën që ne heshtim: Shqipëria e betonit, krimit dhe popullit që nuk ngrihet për askënd

Rai 3 tregon të vërtetën që ne heshtim: Shqipëria e betonit, krimit dhe popullit që nuk ngrihet për askënd

13:52 30/07/2025
Alarm cunami në Japoni pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi: Ambasada shqiptare publikon urgjent kontaktet për shtetasit

Alarm cunami në Japoni pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi: Ambasada shqiptare publikon urgjent kontaktet për shtetasit

12:01 30/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.