Afera me inceneratorët/ Aksidenti me makinë i Ahmetajt, me kë ishte brenda?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka publikuar ditën e djeshme detaje lidhur me ish-ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetajt, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’.

Alibeaj publikoi një foto të disa kohëve më parë nga aksidenti që pati pësuar ministru Ahmetaj, ku sipas tij në makinë ka qenë edhe Mirel Mërtiri, një nga përfituesit e kontratës së koncesionit për inceneratorët.

Pjesë nga emisioni:

Alibeaj: Ka qënë me një makinë, në një aksident me të cilin u përmbys makina. E mbani mend apo jo?

Blendi Fevziu: Kush ishte brenda?

Alibeaj: Brenda makinës ishte Artan Gjokaj, drejtor i madh në ministrinë e Ekonimsë , shok i Ahmetajt, dhe i treti Mirel Mërtiri, bashkëjetuesi i Stela Gugallias. Ajo mori me 1 mijë euro, Elbasanin, studimin e të cilës e kishtë bërë Klodian Zotos. Në Fier, ajo shoqëri me 80% ishte në emër të Zotos. Tirana, bashkimi i tre shoqërive, një prej tyre ishte në emër të Klodian Zotos. Tani Ahmetaj dhe Mireli, si ka mundësi që janë brenda një makine bashkë? Ata kanë qenë, para, gjatë dhe pas kontratës me ta, me ata që ndau 500 milionë euro.. E thashë shqip. Ja pra kjo është.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento