Skip to content
Aktualitet

Afat deri më 31 dhjetor për rinovimin e kartës së ID, çfarë ju duhet për aplikimin

· 2 min lexim

Brenda vitit 2020 skadojnë një numër i lartë kartash identiteti. Qytetarëve që u skadon, bëjnë mirë që të shkojnë sa më parë, për të mos u përballur me rradhë të gjata në ditët e fundit të vitit.

Vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë dhe të mos e lënë për në momentin e fundit.

Më poshtë, edhe mënyra për të aplikuar për rinovimin e kartës.

Njoftimi

Në 31 dhjetor 2020 skadojnë një numër i lartë kartash identiteti të shtetasve shqiptarë. Për shkak të pandemisë, vlefshmëria e ID kartave që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor. Kjo pritet të sjellë një fluks aplikimesh javët e fundit të vitit.

Ndaj, aplikoni pa humbur kohë, për të evituar radhët!!

Karta e identitet ju shërben për:

  • Veprime administrative
  • Veprime financiare
  • Kalim në Pika Kufitare
  • Kusht për rinovimin e pasaportës

Skadimi i ID kartës e bën të pamundur marrjen e shërbimeve për qytetarët, nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Ri-aplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

Shërbimi i pajisjes me dokumente identiteti është i pranishëm edhe në Ambasada e Konsullata shqiptare në 6 shtete: në Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Britania e Madhe dhe SHBA.

Për t’u ri-pajisur me ID kartë:

  • Bli kuponin për Letërnjoftimin/Kartën ID, pranë Zyrës Postare
  • Rezervo online orarin në e-Albania
  • Paraqitu në Zyrën e Aplikimit

Apliko sot, të mos përballesh me surpriza të pakëndshme nesër!