Skip to content
Rajoni

Aeroporti i Prishtinës anulon të gjitha fluturimet

· 1 min lexim

Ditën e sotme Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar anulimin e të gjitha fluturimeve të ditës së sotme. Kompanitë ajrore kanë anuluar edhe fluturimet që ishin planifikuar me datë 13 dhe 14 qershor.

Arsyeja kryesore mendohet të jetë shtimi shumë i lartë i të infektuarve me COVID-19 gjatë këtyre ditëve.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të aeroportit , u njoftua që fluturimet e datës 15 do të anulohen.

“Të dashur udhëtarë, ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 15 Qershor 2020 janë anuluar!”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë gjatë këtyre tri ditëve janë rregjistruar 160 raste me të prekur nga COVID-19 dhe dy persona kanë humbur jetën.

Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vdekur 33.