Abuzoi seksualisht me vajzën e tij për 3 vite me radhë, babai del i qetë në gjyq

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një histori shokuese u transmetua në emisioin investigativ “Fiks Fare” në mbrëmjen e 9 korrikut.

Një baba ka abuzuar për 3 vite me radhë me vajzën e tij, qëkur ajo ka qenë 15 vjeçe. Tashmë vajza është 18 vjeçe dhe mori guximin ta regjistronte babain e saj kur ai abuzonte seksualisht me të.

Pak minuta më parë gjykata e Shkallës së Parë Kurbin dha masën “Arrest me burg” për Shkëlqim Isufin. Ky i fundit akuzohet për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.

Kjo seancë u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të çështjes tepër delikate, ku akuzohet me prova nga vajza e vet për incest brenda familjes.

48- vjeçari, Isufi shfaqet i qetë në pritje të vendimit të dhënë ndaj tij. Në këtë seancë nuk është parë asnjë familjar i të akuzuarit dhe kjo është mësë normale pasi ngjarja nuk ka qenë aspak e lehtë.

Mbrëmjen e djeshme, kjo histori është rikthyer sërish në emisionin “Fiks Fare”, ku shumë kërcënime janë bërë për këtë emision dhe për gazetarët që investiguan këtë çështje. Këto kërcënime kanë ardhur nga familjarët e 18-vjeçares, ku për çudi nuk mbështesin vajzën, por babain monstër.

Nëna e vajzës së abuzuar është shprehur në një bisedë telefonike se nuk do t’ja dijë më për vajzën, por kërkon florinjtë që i fejuari i vajzës i ka blerë vajzës kur u fejuan.

Shpërndaje
Share.

Komento