Skip to content
Kryesore

Abuzoi seksualisht 4 vite me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai në Kavajë

· 1 min lexim

Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kavajës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht për 4 vite me radhë me vajzën e tij të mitur. Në njoftimin e policisë thuhet se, e mitura, tashmë 15 vjeç, dyshohet të jetë abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur nga babai i saj, që prej moshës 11-vjeçare. B. R., 48 vjeç, banues në Golem, akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në mënyrë të përsëritur, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.