Skip to content
Kronikë

Abuzimi me tenderin 7 milion lekë, zbardhen emrat e zyrtarëve të arrestuar

· 2 min lexim

Abuzimin me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë e Durrësit, ka çuar në pranga disa zyrtarë të kësaj bashkie dhe zyrtarë të dy kompanive private.

Deri më tani nga Policia janë arrestuar 9 veta.

Adriatik Velaj, Artan Taho dhe Muhamet Likazhiu në cilësinë e  anëtarëve të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal

Adriatik Velaj është Drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës

Patriot Beqaraj,  Gjergj Markola e  Indrit Matmuja, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të ‘Shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i K.Penal.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit Albion Bushi, administratori i  R&R GROUP. E.R., Lulzime Rami,  dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi i dytë i K.Penal, duke dorëzuar dokumenta të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi.

Të treja këto kompani merren me Import Export, shitje me shumicë dhe pakicë e mjeteve të transportit të kapaciteteve të ndryshme që shërbejnë për transportin e mallrave ose të pasagjerëve. Pra nuk i plotësonin kushtet për të marrë pjesë në tenderin e hapur nga Bashkia e Durrësit.