Skip to content
Kryesore

Abuzimi me tendera, sot seanca në GJKKO për masat e sigurisë ndaj stafit të UBT

· 1 min lexim

Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca për shqyrtimin e masave të sigurisë ndaj 24 anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Dy zëvendës rektorët, Ilir Kapaj dhe Romina Koto, kanë mbërritur në gjykatë.

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar arrestimin e 5 anëtarëve të stafit akademik, ndërkohë që 10 të tjerë janë vendosur në arrest shtëpie dhe 9 janë nën detyrim paraqitjeje.

Hetimet lidhen me abuzime të mundshme me tendera në vlerë 9 milionë euro.