Skip to content
Kronikë

Abuzimi 1.2 mln euro te Financat, gjykata vendos arrest me burg për Gjokutajn dhe dy drejtorët

· 2 min lexim

Arlind Gjokutaj së bashku me 2 bashkëpuntorët, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln euro  janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Arlind Gjokutaj, i cili mbante detyrën e Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave nuk u paraqit në seancë, pasi sipas sqarimit të avokatëve ai ka shfaqur probleme kardiake në izolim, dhe për pasojë është transportuar në spital.

Seanca përfundoi rreth orës 13:00, ndërsa ndaj Gjokutajt u dha masa pa prezencë por me prokurë të posaçme të tij dhe u përfaqësua nga avokatët.

Në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm drejtori i personelit në Ministrinë e Financave, dhe Alban Ruli, përmbarues.

Bazuar në të dhënat e prokurorisë 3 shtetasit e akuzuar, dyshohet se  kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.

Ky rast pasoi skandalin e mëparshëm ku një pastruesi arriti të grabiste 500 mijë euro, kjo sipas deklaratës së saj në polici, në shtëpinë  e një zyrtareje të lartë, burimi i të cilave nuk është i qartë.