Aborti në Shqipëri, ja cilët qarqe kanë numrin më të lartë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Popullsia e Shqipërisë po vjen duke u ulur, si pasojë e emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rritjes së divorceve dhe aborteve.

Sipas të dhënave të INSTAT, qarqet e Tiranës, Vlorës dhe Beratit kanë numrin më të lartë të aborteve, në raport me numrin e lindjeve, për 2017-ën, shkruan “Monitor”.

Në Vlorë u shënuan 274 aborte për 1000 lindje, më pas vjen Tirana dhe Berati me 231 ndërprerje shtatëzanie për 1000 lindje.

Numër të ulët abortesh regjistroi Kukësi dhe Elbasani, me përkatësisht 54 dhe 55, për 1000 lindje.

Ndërsa në Shkodër, Dibër dhe Korçë, raporti është 1 abort në 5.8 lindje.

Në krahasim me vitin 2013 numri i aborteve ka pësuar rënie me 15%.

Mirëpo jo gjithmonë numri i aborteve shkon paralelisht me atë të lindjeve.

Në qarqe si Gjirokastra apo Vlora, numri i aborteve është i lartë por ai i lindjeve i ulët, ndërsa në Tiranë dhe Elbasan numri i lindjeve është i lartë, por nuk reflektohet te numri i aborteve.

Shpërndaje
Share.

Komento