Skip to content
Politikë

“A po dorëzohet Sazani për interesa të pushtetit?”/ Reagon Ervin Salianji

· 1 min lexim

Deputeti i grupit të Rithemelimit, Ervin Salianji ka risjellë në vëmendje një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur në Komision se “Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti democrat ka cituar kryeministrin Rama i cili ka deklaruar se ‘Sazani nuk është zonë e mbrojtur’.

Salianji shprehet se këto janë dy qëndrime të ndryshme, ndërsa shtron pyetjen: “A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”

Postimi

‘Me zë dhe figurë; cfarë thoshin dje dhe cfarë bëjnë sot!

Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, ështê shprehur

Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!

Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetesimin publik per ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!

A po dorëzohet ky aset kombetar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?’- shkruan Salianji.