Skip to content
Politikë

A ka një krisje midis tij dhe Metës? Berisha hedh poshtë aludimet

· 1 min lexim

Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a ka një krisje midis tij dhe kreut të PL, Ilir Meta, e shtyrë kjo nga deklaratat e këtij të fundit se do ta vijojë betejën politike, me apo pa të. Berisha ka hedhur poshtë aludimet duke u shprehur Meta ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike. Në fund Berisha edhe e ka përshëndetur kreun e PL.

“Asnjë krisje, ajo është ftesë. Ai ka treguar vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën politike dhe e përshëndes”, tha Berisha.