Skip to content
Politikë

A ju frikëson rikthimi i Bashës? Berisha përgjigjet me humor

· 2 min lexim

Teksa ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shfaq dje në një aktivitet politike, mënjëherë u aludua për një rikthim të mundshëm të tij. Ndërkohë që ditën e sotme Sali Berisha u gjend përballë pyetjes së gazetarëve nëse i frikësohet një rikthimi të mundshëm të Lulzim Bashës në krye të PD-së.  Në një deklaratë për mediat jashtë parlamentit Berisha me  tone humori u shpreh se nuk ka asnjë lloj interesi dhe se ndihet aspak i trembur dhe se Basha është një vegël e Ramës. Sipas tij axhenda e Bashës planifikohet nga kryeministri Edi Rama.  “Çfarë më tremb mua? Këtë e përdor Rama si do. Mos bëni shaka”, u përgjigj Berisha.

Insistimit të gazetarëve nëse është i gatshëm për një garë me Bashën në drejtimin e PD, Berisha tha: “Të pyesë Ramën. Ai bën çfarë i thotë Rama. Mos më pyesni mua për agjendën e tij, agjendën e tij e shkruan Rama. Çfarë kërkoni nga unë, atij axhendën ia bën Rama. Ç’të dojë të bëj asnjë interes nuk kam”, tha Berisha.

Një ditë më parë Lulzim Basha u shfaq me një grup të rinjsh, një aktivitet që u pa si një sinjal i rikthimit të tij në fushatë për garën e kreut të PD-së, ku prezantoi një platformë të bazuar në 3 shtylla kryesore.