Skip to content
Rajoni

“A e dini kush jam unë, jam i pasur”Ja si Maguire tentoi të korruptonte policët grekë pas sherrit në Mykonos

· 2 min lexim

Zbardhen detaje të reja nga sherri i bujshëm në ishullin grek të Mykonosit javën e kaluar.

Mësohet se kapiteni i skuadrës angleze Manchester United, Harry Maguire ka tentuar të korruptojë oficerët e policisë greke pas sherrit të rëndë me disa shqiptarë në një bar në Mykonos.

Sipas mediave greke futbollisti u kishte bërë presion policëve duke thënë: “A e dini kush jam unë? Jam kapiteni i Manchester United, jam shumë i pasur, mund t’ju jap para, mund t’ju paguaj, ju lutem më lini të shkoj.”

Madje efektivi që e prangosi ka deklaruar se futbollisti e shtyu fort, duke bërë që ai të rrëzohej dhe të lëndonte shpinën.

Nga ana tjetër, mësohet se gjatë rrugës për në Komisariat,  Maguire dhe grupi i tij kishin kërkuar të shoqëroheshin në spital por kërkesa i ishte refuzuar nga efektivët, madje kapiteni i United pretendon se një oficer e goditi me shkelm në këmbë dhe i tha: “Karriera jote ka marrë fund”.

Ndërkohë Maguire do të përballet me akuzat e sulmit fizik, abuzim verbal, sulm ndaj oficerëve të policisë dhe tentativë rryshfeti.

Vëllai i tij Joe që luan për ekipin Ilkeston Town, gjithashtu u shpall fajtor për sulm ndaj policisë ndërsa 29-vjeçari Christopher Sharman, u shpall fajtor për sulm dhe abuzim verbal.

Kujtojmë se ylli anglez i Manchsester të enjten e kaluar u përfshi në një sherr për të ndihmuar të motrën, e cila ishte ngacmuar dhe më pas plagosur në krah nga një biznesmen shqiptar.

Njëri nga burrat – i përshkruar nga burimet si “gangster” – filloi të bisedonte me Daisy-n dhe kur ajo e refuzoi, ai i nguli në krah një mjet të mprehtë metalik. Harry më pas ndërhyri dhe nisi sherri.

Ditën e sotme avokati i Maguire tha se motrës së futbollistit Daisy i ishte injektuar një drogë përdhunimi nga dy shqiptarë misteriozë në barin ku ndodhi ngjarja.