A do të shtyhet pagesa e energjisë elektrike për shkak të koronavirusit? Ja si u përgjigj kryeministri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “News24” foli në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të koronavirusit.

Ndër të tjera ai iu përgjigj edhe pyetjes së gazetares, nëse do të shtyhet pagesa e energjisë elektrike.

Kryeministri u përgjigj se nëse qeveria merr një masë të tillë, Shqipëria rrezikon black-out.

Ai shtoi se nuk ka arsye që energjia të mos paguhet, ndërkohë që paga do të merret njësoj.

“Nëse vendim që mos të paguhet energjia, atëherë vendosim që të bëjmë Shqipërinë black-out. Se kuptoj se për çfarë arsye nuk duhet të paguhet energjia, ndërkohë që pagën do ta marrësh njësoj, duke ndenjur në shtëpi. Ka vende të zhvilluara që mund të bëjnë shtyrje, por s’jemi ndër ta. Ne mezi e kemi ngritur atë sektor dhe atë kompani. Pasi ajo duhet për sot dhe për nesër. Duhet pastaj dhe për në korrik e shtator. Dhe kur lufta të mbarojë, është në natyrën njerëzore që të gjithë do ta harrojmë. Do ta mbajmë mend mirë koronën se sa gjëra të lezeçme ndodhën dhe do qeshim me faktin se njerëzit s’dalin nga shtëpia”, tha Rama.

Shefi i qeverisë bëri me dije gjithashtu , se ka gati një garanci financiare për bizneset, për të mbuluar pagat e punëtorëve, duke i dhënë përgjigje shqetësimit të madh të qytetarëve.

Shpërndaje
Share.

Komento