A do të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë? Ja si përgjigjet Aleksandër Vuçiç

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës mbetet m,e pikëpyetje të mëdha, për shkak edhe të situatë së krijuar së fundmi në lidhje me reciprocitetin e targave që vendosi Kosova më 20 shtator. Por pavarësisht këtyre duhet që fillimisht që të pranohen disa rregulla që duhet të përcaktohen nga të dyja palët.
Serbia e ka thënë vazhdimisht që nuk lëviz nga qëndrimet e saja në lidhje me çështjen e targave. Nga ana tjetër presidenti Aleksandër Vuçiç, i është përgjigjur thirrjes që ka bërë Albin Kurti për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe në interes të dy shteteve.
“A e dërgoi Serbia ushtrinë? A e dërgoi Serbia policinë? A sulmoi Serbia dikë? A bëri Serbia ndonjë veprim të njëanshëm? Ne nuk bëmë asnjë nga këto”, tha Vuçiç.
Më tej Vuçiçi ka thënë se i njeh të gjithë llojet e atyre që sipas tij shesin mjegull.
“E kuptoni se çfarë po flet ai? Po flet për njerëz që nuk janë të njohur me faktet dhe po shet mjegull. I njoh të gjithë llojet e atyre që shesin mjegull dhe shkesëve në jetën time dhe prandaj i njoh ata sapo i shoh. Ai thotë se do t’i heqë masat kur Serbia të njohë Kosovën e pavarur”, u shpreh presidenti i Serbisë.
Në përfundim Vuçiçi ka thënë se nuk do të ndryshonte mendje për të njohur Kosovën edhe sikur Shën Pjetri ta marri në telefon. “Ne i kemi përmbushur detyrimet, ndërsa Prishtina jo, dhe kjo është më e rëndësishmja. Edhe Shën Pjetri të më telefonojë, nuk do të ma ndryshojë mendjen, pasi zgjidhja e vetme është tërheqja e njësive speciale, në të kundërt nuk do të flasim”.