Skip to content
Showbiz

“A do martohesh me Arbenitën?” Ja si përgjigjet Fero

· 1 min lexim

Arbenita lsmajli dhe Fero janë aktualisht ndër çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar.

Mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, prej ku rrëfeu se është i lidhur me Arbenitën dhe se pavarësisht se bukuroshja jeton në Londër, arrijnë që të gjejnë kohën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit:

“Ajo momentalisht është me karrierë e bazuar në Londër edhe vepron, jeton në Londër. Kalojmë kohë bashkë. Çdo moment që e kemi të dy pushim, kalojmë vetëm bashkë.”

Gjatë intervistës, moderatori i emisionit Ermal Mamaqi e pyeti Feron: “A do martohesh? (me Arbenitën)”

Ndërkohë përgjigja e reperit ishte mjaft e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë: “Jetës nuk i dihet…!”  /iconstyle.al