Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

AstraZeneca/ Pas pezullimit nga dhjetëra shtete, a duhet të presë edhe Shqipëria?

09:48 18/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Dhjetëra shtete, shumica e të cilave në Evropë, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”, për shkak të efekteve anësore të mpiksjes së gjakut.

Ndërkohë që pezullimi është bërë nga shumë shtete, shteti ynë, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka marr vendim komplet të kundërt. Rama ka lejuar futjen e këtyre vaksinave në Shqipëri dhe sipas planit, mendohet që me dozat e “Astrazeneca” do të vaksinohen të gjithë mësuesit dhe pedagogët në vend.

Danimarka është bërë javën e kaluar vendi i parë që ka ndaluar përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” kundër koronavirusit, pas raporteve për mpiksje gjaku te disa njerëz. Një person, madje, ka vdekur si pasojë e trombozave të shumta, dhjetë ditë pasi është vaksinuar me dozën e parë të AstraZeneca-s. Më pas pezullimi vijoi me Francën, Italinë, Norvegjinë, Islandën, Bullgarinë, e së fundi edhe Gjermania.

Në përgjigje të këtyre njoftimeve, AstraZeneca ka thënë se ka rishikuar me kujdes të dhënat për 17 milionë njerëz që kanë marrë këtë vaksinë në Evropë. Nga ata, ka thënë AstraZeneca, 37 njerëz kanë pasur probleme me mpiksje gjaku. Sipas saj, “nuk ka prova të rrezikut në rritje” për mpiksje gjaku në ndonjë grupmoshë apo gjini.

Pavarësisht deklaratave të vetë kompanisë prodhuese, fakti që shumë shtete të fuqishme evropiane e kanë pezulluar përkohësisht si vaksinë, a duhet që dhe Shqipëria të pezullojë përkohësisht vaksinimin?

Sikurse u lajmërua, në Shqipëri ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve, por shumë prej tyre kanë refuzuar të marrin dozat.

Në deklaratat publike, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se dozat e AstraZeneca do të vijnë në Shqipëri dhe nuk do të pezullohen si shtetet e tjera. Madje ajo tha se do të vazhdojë dhe vaksinimi, pasi mësuesit që e refuzojnë është një numër i vogël.

“Vaksinimi me AstraZenecan në Shqipëri nuk do të ndalet. Ministrja e Shëndetësisë shprehet se mësuesit që refuzojnë janë në numër të vogël dhe nuk ndikojnë në proces. Nga ana tjetër Sindikata e Arsimtarëve shpreh shqetësimin për mungesën e informacionit.”, mësohet të ketë thënë Manastirliu.

Po e njëjta linjë është ndjekur dhe nga kryeministri Edi Rama. Ai e ka cilësuar një luftë tregtare duke mos i marr në konsideratë veprimet e shteteve të mëdha si Italia, Franca apo Gjermania.

Në të gjithë Shqipërinë janë 41 shkolla deri tani, ku është hapur procesi i vaksinimit. Komiteti Kombëtar i Vaksinimit dhe Komiteti i Imunizimit po vlerësojnë situatën hap pas hapi.

Deri tani janë kryer rreth 30 mijë vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit në të gjithë vendin.

Të tjera

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi
Aktualitet

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

Një nga të shumëkërkuarit për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar në Spanjë. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Juxhin Drazhi, i cili...

18:50 08/08/2025
SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’
Aktualitet

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur organizatën kriminal të Çopjave, në lidhje me trafikun ndërkombëtar...

18:09 08/08/2025
Para

Firmoset marrëveshja, tashmë patentat shqiptare njihen edhe në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

18:50 08/08/2025
BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

18:34 08/08/2025
SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

SPAK godet organizatën e Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit ‘Erzeni’

18:09 08/08/2025
Butrinti në rrezik / Auron Tare publikon pamje tronditëse: Trashëgimia kombëtare po shkatërrohet

Butrinti në rrezik / Auron Tare publikon pamje tronditëse: Trashëgimia kombëtare po shkatërrohet

17:28 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.