Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet pak momenet më parë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Sqhipëri. Godizja ka qenë me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, me epiqendër 18 kilometër nga Gostivari dhe thellësi 2 kilometër. Lëkundjet janë ndjerë po ashtu në Dibër dhe në kryeqytet.
Kujtojmë që një tërmet tjetër ra paraditen e sotme në Shqipëri. Lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3.9 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë në Bilisht, me thellësi 9 kilometra. Më herët, po në Blilisht është regjistruar një tjetër lëkundje me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter.
Ditët e fundit tërmetet në rajonin e Ballkanit kanë qenë të shumta, me disa që kanë goditur Greqinë. Lëkundjet më të forta kanë qenë me magnitudë 6 të shkallës Rihter, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në disa zona në Shqipëri. Epiqendra e tërmetit ishte sërish në Elassona, ashtu si edhe lëkundjet e mëparshme. Si pasojë e tërmetit një i moshuar 83 vjeç humbi jetën. Ndërsa ditë më parë vendi u godit nga lëkundje me magnitudë 5.9 të cilat u ndjenë edhe në Atikë e në disa qytete në jug të Shqipërisë. Si pasojë pati dëme të shumta materiale dhe një person humbi jetën. Në të dy tërmetet paslëkundjet vazhduan gjatë gjithë ditës, me një goditje të fortëtë shkallës 5.3 Rihter.