Skip to content
Aktualitet

Më në fund mblidhet Komiteti Teknik, ja çfarë do të ndodhë me masat shtrënguese në vazhdim

· 2 min lexim

Është mbledhur paraditen e kësaj të enjte Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ministrja Orgeta Manastirliu lajmëroi se masat anti-covid  që janë aktualisht në fuqi, do të vazhdojnë të zbatohen të pandryshuara.

“Situata epidemiologjike, shohim që kemi një tendencë të uljes të qëndrueshme të infektimeve ditore prej 1 marsit, por vlerësohet që kemi ende një numër të spitalizimeve dhe fataliteteve si rrjedhojë e infektimeve në rritje prej janarit.

Gjatë konferencës për media, Manastirliu konfirmoi zyrtarisht  praninë e mutacionit të ri britanik në vendin tonë.

Manastriliu tha se pas bashkëpunimit të ISHP-së me institutin homolog të shëndetit publik në Ankara ky virus vdekjeprurës është tashmë dhe në vendin tonë.

“Mutacioni britanik është detektuar. Dyshimet e arsyeshme që ekspertët tanë patën që në momentin që filloi një rritje e infektimeve tashmë është e konfirmuar nga detektimi në laborator që Shqipëria ka në qarkullim variantin e ri britanikun, të Covd-19”, tha ministrja Manastirliu.

Kujtojmë se kjo mbledhje e Komitetit teknik ka ardhur pas 8 ditësh vonesë nga lajmërimi i fundit më datë 3 mars.

Vlen të përmendet se numri i infektimeve dhe vdekjeve në vend ka arritur në shifra rekord me 21 të vdekur dhe me qindra të prekur përditë.

Shkurti ishte muaji me bilancin më të zi në vend, me gati 300 vdekje, ndërsa vetëm në javën e parë të marsit u shënuan 140 viktima.