Skip to content
Rajoni

“Gjunjëzohet” Kosova, biznese të mbyllura dhe mijëra qytetarë të papunë

· 2 min lexim

Pandemia ka dobësuar dukshëm ekonominë e Kosovës.  Në një vit janë mbyllur rreth 10 mijë biznese dhe kanë humbur punën 50 mijë qytetarë.

Këto janë disa nga shifrat që u prezantuan gjatë forumit të organizuar nga Instituti për Hulumtime Sociale “Paragon” me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”.

Një ndër sektorët më të dëmtuar direkt nga masat kufizuese është sektori i gastronomisë.

Florian Aliu nga ky Institut gjatë prezantimit të hulumtimit theksoi se pandemia ka ndikuar që për rreth 150 mijë punëtor në sektorin privat ende të ketë vështirësi për sigurimin e pagave.

Ndërkaq efektet e pandemisë, kanë sjellë një varg pasojash që kanë pasur impakt direkt edhe në arsim apo në fushën e mediave.

Puna kërkimore e bërë dhe rezultatet e dala nga këto hulumtime, kanë nxjerrë si domosdoshmëri ndërtimin e një sistemi të fortë shëndetësor, forcimin e skemës për mbrojte sociale dhe ekonomike, rritjen e sistemit të mbrojtjes për punëtorët dhe të drejtat e tyre, si dhe mobilizimin e burimeve financiare për transformimin ekologjik të ekonomisë.

Kujtojmë se sëfundmi në Kosovë janë rritur ndjeshëm rastet e infektimeve dhe vdekjeve. Një ndër arsyet janë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 Shkurtit.

Në 24 orët e fundit në Kosovë u shënuan  6 të vdekur dhe 529 raste të reja me virusin.