Ambasadorja franceze në Tiranë, Elisabeth Barsacq ka rishpërndarë postikin e ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, lidhur me integritetin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Krahas postimin të shpërndarë ajo shkruan: “Ligji, asgjë tjetër përveç ligjit, i gjithë ligji!”
Më herët në një postim në Twitter ambasadori Luigi Soreca bëri thirrje që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të verifikonte emrat e kandidatëve në listat e partive politike në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme. Ai shkruante se ligji i dekriminalizimit duhet zbatuar plotësishte dhe kandidatët duhet të plotësojnë standardet më të larta të integritetit
Postimi i Sorecës:
Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani është në dorën e KQZ-së, e cila në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, duhet të verifikojë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët duhet të plotësohen.
Partitë politike në vend dorëzuan listat për deputetë në KQZ deri në mesnatën e së hënës, kur ishte edhe afati i fundit. Ditën e sotme Komisioni ktheu për korrigjim listat e disa partive, mes të cilat edhe PS e PD, pasi dokumentacioni i paraqitur për regjistrim kishte probleme. Ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje që në lista të mos përfshihen figura të lidhura me krimin.