Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar sërish në lidhje me personat e lidhur me krimin që kandidojnë në zgjedhje. Nga Elbasani ajo ka thënë që janë tre persona që sekretari i SHBA i ka caktuar, por nuk ka përmendur emra.
“Ka 3 persona që sekretari i Shteteve të Bashkuara i ka caktuar. Nuk kam per të përmendur emra, por ju mund të shihni. Mendoj se partite e kanë marrë këtë gjë në konsideratë. Tashmë ata janë në KQZ dhe është detyra e tyre të bëjnë shqyrtimin e kandidatëve, në bazë t këtij procesi. Kam dëgjuar që blerja e votos është një problem në Elbasan, që përpiqen të blejnë vota dhe jeni duke shkelur ligjin dhe duke turpëruar nderin e atyre që u kërkohet tu blihet vota. Do t’ju thoja vota juaj është pushteti juaj”, ka thënë Kim.
Ajo gjikthastu është shprehur se ka besim se Shqipëria do të zhvillojë zgjedhej të lira e të ndershme dhe të gjithë kanë një rol në këtë.
“Sikurse jeni në dijeni bisedat e mia me udhëheqësit politikë janë shumë të sinqerta, shumë troç, sikurse është në stilin tim. Kam besim që Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por nuk do të thotë që duhet të relaksohemi. Të gjithë kemi një rol për të luajtur, përfshirë dhe mediat”, tha ambasadorja.