Skip to content
Aktualitet

Pengu më i madh i Ilir Metës? Përgjigjet Presidenti, përmend dosjet e bujshme 184 dhe 339

· 2 min lexim

Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë sot në qytetin e Fierit, ku ka zhvilluar dhe një takim me banorët e zonës.

Meta deklaroi se nuk ka asnjë peng nga rrugëtimi i tij në politikë, ndërsa theksoi se fatin e tij e ka të lidhur me Shqipërinë.

“Nuk kam asnjë peng, pasi çdo vendim që kam marrë, e kam marrë me bindjen më të mirë që i kam shërbyer Shqipërisë. Do i shërbejë asaj me deviacion, duke qenë edhe qytetari më i thjeshtë. E kam ndarë fatin tim me Shqipërinë dhe në mes të shqiptarëve.”, deklaroi kreu i shtetit.

Ai foli dhe për zgjedhjet e 25 prillit, teksa kërkoi nga populli pjesëmarrje masive.  Sipas tij, Presidenti ka mbajtur rol gjitmonë në anë të Kushtetutës dhe qytetarëve.

Për Metën vetëm pjesëmarrja masive në zgjedhje e përmirëson demokracinë. Gjothashtu Presidenti ka përmendur dhe dosjet 184 dhe 339, duke thënë se janë pikërisht personat e përfshirë në to që e mbajnë peng vendin.

”Dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian. Gjithashtu dhe mos ndëshkimi dhe mos hetimi i krimeve elektorale, të denoncuara, por ndërkohë jam i bindur se të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari se vota e tij është fuqia e tij në demokraci. Dhe këtë fuqi dueht ta tregojë, dhe jam i bindur do e tregojnë në 25 prill.”, u shpreh Meta.