Në listat e kandidatëve të PS vihet re një renditje e veçantë e deputetëve. Emrat më të njohur, që prej vitesh kanë kontribuar në parti, shihet se janë renditur nga mesi i listave ose jashtë tyre.
Pandeli Majo është renditur në vendin e 19, Fatmir Xhafaj është në vendin e 23 dhe Spartak Braho në vendin e 28. Kjo renditje ngre dyshimet nëse këta deputetë do të jenë ose jo pjesë e paralamentiti të ri.
Në një intervistë për Euronews, ish-kreu i Komisionit qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba shpjegoi se nëse PS do të marrë në Tiranë 18 mandate, Pandeli Majko duhet të marrë mbi 10 mijë vota në mqnyrë që të jetë pjesë e Parlamentit.
“Do të shikohet se sa vota ka marrë në total PS dhe sa mandate i korrespondojnë. Në hipotezën që i korrespondojnë 18 mandate, atëherë pjestohet numri i përgjithshëm i votave të partisë me numrin e mandatave dhe del hersi, sa vota duhen për një mandat. Përgjithësisht në Tiranë jemi tek 11-12 mijë vota për deputet, ligji thotë por jo më shumë se 10 mijë. Në këtë pikë çdo kandidat që ka marrë më shumë se 10 mijë vota ai ka një probalitet teorik”, deklaroi z. Biba.
Sipas Bibaj, rastet kur kandidatë të renditur poshtë listës fituese do të jetë shumë sporadik duke thënë se këtë mund ta realizojnë vetëm figura që kanë pëlqueshmëri të lartë siç janë ish-kryeministri Pandeli Majko. Ai shtoi se lista formalisht është e hapur por beteja prakitikisht bëhet për 30-35% të listës, pjesa tjetër e ka të sigurt zgjedhjen.
‘“Në çdolloj version personazhe si Pandi Majko që duhet sikur është i rrezikuar, nëse arrin të bëjë një punë kapilare që kudo që të shkojë t’i krijojë vetëdijen qytetarët që përveç partisë të votojë emrin e tij… Praktikisht do të jetë fenomen pothuajse i pa paverifikueshëm të paktën në këto zgjedhje ku ndonjë kandidat për deputet i cilësdo qoftë do të arrijë të marrë më shumë se 10 mijë vota”, përfundoi z. Biba.
Kujtojmë se lidhur me këtë renditje, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Për Pandeli Majkon, i cili është vendosur i 19-ti në listën e Tiranës, Rama tha se ai “ka marrë gjithçka nga PS-ja dhe si deputet pritet më shumë prej tij”. Ndërsa për Xhafajn tha se “nuk ka bërë naze, por që do ta përballojë sfidën që ka”.