Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pasojat e pandemisë/ 26% e bizneseve kanë kaluar në status pasiv, këto janë qytetet më të goditura

09:36 10/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Arben Arkaxhiu prej 2016-s ka hapur dyqanin për import-eksport të artikujve të ndryshëm industrial kryesisht për sektorin fason në Tiranë. Në fillim të janarit të këtij viti, ai ka vendosur ta pezullojë aktivitetin.

“Në dyqan ne tregtonim kryesisht makina qepëse për fasonit. Ky sektor është në krizë për shkak të pandemisë, mungesës të porosive dhe shitjeve. Kjo situatë ndikoi edhe te ne dhe asnjë kompanitë nuk ishin të interesuara të blinin më makina qepëse. Nëse do të ketë punë dyqanin do ta rihapim përsëri.”

Të dhënat e përpunuara nga lista e subjekteve pasive, të cilën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e përditëson çdo ditë tregojnë se në janar-shkurt të këtij viti kanë kaluar në status pasiv ishin rreth 2,200, me një rritje prej 26% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ekonomia dhe konsumi kishte një sjellje normale.

Biznese citojnë rënien e konsumit, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë, si një nga arsyet kryesore.

Elvi Alushani drejtues i farmacisë “Alushani” në zonën e ish-bllokut tha për Monitor se arsyet e mbylljes të biznesit janë rënia e xhiros në periudhën e pandemisë.

“Në tregtojmë vetëm produkte farmaceutike për fushën e gjenekologjisë. Në këto kohë pandemie kërkesa për këto produkte ra shumë, pothuajse nuk kishte xhiro. Kjo na detyroi të mbyllnim dyqanin. Pa kaluar pandemia nuk mendoj se do ta rihapim, por duke qenë se është ambient i yni, do ta lëshojmë me qira.”

Rënia e konsumit, e shoqëruar dhe me kufizimet e orarit të lëvizjeve, ka goditur shumë sektorë. Saimir Nikolla nga Tirana prej 1 viti kishte hapur dyqanin për saldime të hekurit, por për shkak të rënes të xhiros u detyrua ta mbyllte. Ai thotë që me shfaqjen e Covid-19 njerëzit nuk ishin të interesuar për punime të hekurit. Pas mbylljes të dyqanit të ardhurat po i siguron me atë pak punë që ka nëpërmjet kërkesave me telefon.

“Nuk më leverdiste të mbajë hapur dyqanin. Për momentin ka shumë pak kërkesa për shërbimin nga shtëpia. Nëse do të këtë punë, mendoj që biznesin ta rihap.”

Në Tiranë, në janar-shkurt kanë kaluar në status pasiv 934 subjekte, me një rritje prej 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kryeqyteti gjithsesi, rezulton se e ka pësuar më pak nga pandemia, edhe për shkak të përqendrimit të pjesës më të madhe të popullsisë në të. Ndërsa në qytetet e tjera, sidomos ato që janë të lidhura me turizmin, dhe që deri vitin e kaluar po zhvilloheshin për shkak të rritjeve të udhëtimeve të brendshme e të të huajve, situata nuk ka qenë e lehtë.

Në Berat, bizneset e mbyllura janë rritur me 140.5% në dy muajt e parë të këtij viti, në raport me janar-shkurt të 2020-s. Berati rezulton dhe qyteti që po e vuan më shumë pandeminë në këtë fillim viti.

Në Fier, mbylljet janë rritur me rreth 58%, në Vlorë, me mbi 52%. Shkodra, e cila përgjatë 2020-s ka shënuar rritjen më të madhe të bizneseve të mbyllura, e ka vijuar tendencën negative dhe në janar e shkurt (+51%). Edhe qytetet bregdetare si Saranda e Durrësi po shënojnë falimentime të larta (rritje përkatësisht 45.2% dhe 34%). Më të qëndrueshme në muajt e parë të këtij viti po rezultojnë subjektet në Lezhë, Kukës dhe Dibër./Monitor

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri,...

16:56 12/05/2025
“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë
Aktualitet

“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë

OSBE/ODIHR ka denuar faljen e gjobave një ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si një praktikë që krijon...

16:31 12/05/2025
Para

U akuzua se ruan një tepricë të madhe vaksinash, Franca njofton hapin e rradhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti KRIIK: U abuzua me burimet shtetërore

16:56 12/05/2025
“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë

“Ka denoncime për shitblerje vote”, OSBE/ODIHR: Gara u bë e padrejtë

16:31 12/05/2025
“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

“Rama fali gjobat 1 ditë para zgjedhjeve”/ OSBE-ODIHR: Shqetësuese

16:05 12/05/2025
Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

11:51 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.