Skip to content
Aktualitet

Alarm në Fier dhe Vlorë/ Mjeku kërkon ndryshim masash: 1 në 2 persona janë të prekur!

· 2 min lexim

Situata mjaft problematike nga koronavirus paraqitet më tepër në Vlorë dhe Fier. Epidemiologu Ilir Alimehmeti thekson se në këto dy qytete një në dy persona rezujltojnë të prekur nga Covid-19./ Sipas tij duhet të kalojmë në një survejancë aktive, duke kryer më shumë testime.

“Jemi vendi i fundit në Evropë për testime. Ndërkohë që vetëm kështu ndërpritet zinxhiri i infektimeve”,tha ai.

Duke i konsideruar pothuajse inekzistente masat e ndërmarra deri më tani Alihmehmeti e shikon  më shumë problematike situatën në rrethe si Fier ,Vlorë e tjerë sesa në Tiranë. Ndaj një mbyllje pak javore sipas tij do të kishte vlerë vetëm nëse jemi shumë afër vaksinimit të popullatës.

Kujtojmë se shifrat e të prekurve në vendin tonë po arrijnë kulmin. Përditë rezultojnë qindra të prekur dhe vdekjet prej tre ditësh nuk kanë rënë nga shifra e 21 personave. Prej 3 marsit pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për rishikim të masave të marra deri më tani.

Pjesë nga fjala:

“Jemi një model  i Suedisë por në popull jo suedez. Jemi vendi i fundit në Evropë për testime. Ndërkohë që vetëm kështu ndërpritet zinxhiri i infektimeve. Në  Fier 2 në 3 persona dalin pozitivë. Në Vlorë më shumë se 1 në dy del pozitiv.”