Kryeministri Edi Rama duket se e ka sportin e tij të preferuar debatin me gazetarët edhe mungeën e përgjigjes për pyetjet e tyre. Gjatë konferencës së sotme ai ka refuzuar t’i përgjigjet gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta lidhur me lëninen jashtë listave të figurave të njohura të PS dhe kandidimin e personave me rekorde kriminale. Ai i ka ndërprerë asaj fjalën duke kërkuar pyetje tjetër nga salla, ndërsa ka kërcënuar se nëse gazetarja nuk respekton rregullat mund të ndalohet të hyjë në konferencë.
Pyetje: Fatmir Xhafaj në fund të listës, Ditmir Bushati, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli. Doni vetëm njerëz që t’ju binden? Sa ndikim ka patur Erion Veliaj në këto lista?
Edi Rama: Fakti që është shqetësuar Syri.net për ministrin tregon shumë. I pyeturi përgjigjet, nuk e negociojmë dot.
Ambrozia Meta: Qarku i Durrësit janë tri emra që përfliten. Rrahman Rraja, Jyrgis Çyrbja dhe
Edi Rama: Është praktikë ndërkombëtare që nga Shtëpia e Bardhë e kudo. Ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat, që shkelin etikën e aktivitetit. Nuk hyn tek praktika ime që ta bëj këtë për ty, por të lutem mos shkel rregullat.
Ambrozia Meta: Fatmir Xhafaj nuk ka lidhje me Syri televizion…
Edi Rama: Pyetje tjetër.
Nuk është hera e parë që Rama përplaset me gazetarët sepse nuk i pëlqejnë pyetjet, dhe siç duket ai e ka idhull Donald Trump për ndalimin e hyrjes në konferenca të gazetarëve. Ish-presidenti amerikan refuzonte t’i përgjigjej pyetjeve të televizioneve që e kritikonin dhe me raste i ndalonte gazetarët e tyre të hynin në konferenca.