Lajmi për kandidimin e Najada Çomos si deputete në listat e Partisë Socialiste sihte i papritur për të gjithë, teksa shefja e infektivit gjatë gjithë kohës së pandemisë kishte tentuar të krijonte idenë se nuk ishte e përfshirë në politikë. Por nuk ndodhi kësjtu. Ajo iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Rama për të kandiduar në radhët e socialistëve. Por menjëherë kanë ardhur denoncimet e para ndaj Najada Çomos, e cila me sa duket nuk është aq parimore sa paraqitet në betejën me virusin. Një qytetare ka publikuar mesazhet ku thuhet se Çomo i ka marrë asaj 1 milionë lekë në zarf për t’i shpëtuar të shoqin i cili ishte infektuar me koronavirus dhe ishte shtruar në infektiv. Qytetarja thotë se kur ka shkuar në zyrën e mjekes e kanë shoqëruar 3 infermierë dhe se Çomo e mori zarfin me lekë sikur mori zarfin e analizave. Fatkeqësisht i shoqi i qytetares që ka bërë denoncimin nuk ka mundur të mbijetojë dhe Najada Çomo i ka marrë lekët edhe pse e dinte shumë mirë këtë gjë.
Ky denoncim është mjaft shqetësues për figurën e Najada Çomos në radhë të parë si mjeke, e më pas si kandidate për deputete. Edhe njëherë korrupsioni në shëndetësi merr jetë qytetarësh dhe këto mesazhe duhet të bëhen indicie që prokuroria të hap hetimet.
Denoncimi i shperndare edhe nga mjeku Ilir Allkja:
Dy fjalë për Najada Çomon.
Fati e desh që t’a njoh nga afër Najada Çomo-n.
Kur njeriu ka hall sidomos hall shendeti nuk mendohet shumë por jep ç’të mundet për të shpëtuar jetën e më të dashurve të zemrës.
Midis shumë bisedave telefonike, mesazheve, e-maileve të atyre ditëve që më mesonin si mund të shkoja të takoja e të paguaja mjekët dhe infermierët ditët që im shoq ishte në spital (gjë që e bëja në çdo turn) një mesazh atë dite në tel tim ishte: “Ajo ka çdo gjë në dorë në spital, kush do ajo shpëton, kush nuk paguan Atë vdes” …. Nuk ishte mjekja kuruese Najada, por si shefe pavioni e mori në pavionin e saj, nga mjekja që e trajtonte në katin e tretë e zbriti në katin e parë (gjë që se kuptova asnjehere pse)
Kjo më detyroi te shkoj ta takoj ate mbrëmje “nën masa të rrepta sigurie” pasi më priten te porta e më shoqeruan 3 infermiere per te zyra e saj…
Shkova me atë “zarfin e famshëm me 1milion lekë) duke i premtuar se te nesermen do shkoja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ajo që e njihte mirë gjendjen e rënduar të Arjanit,(vetem 24 orët e fundit që e zbriti) ajo që e nisi bisedën me fjalët
“Kam degjuar se doni ta transferoni në Turqi apo te Amerikani, por mos e levizni që këtu sepse lëvizja mund të jetë fatale” ajo që më tha e mora në pavionin tim t’a shoh me prioritetin e shefes, e mori zarfin me lekë sikur mori zarfin me analizat e pacientit.
Tha një: – do jemi në kontakt dhe u largua…. 14 orë më pas më njoftoi po vet “që Arjani nuk ja doli dot”
Mendoj se fatin e kemi të shkruar dhe nuk dua te mendoj se e largoi nga kjo jetë Najada se po të ishte kështu do vepronim ndryshe por ama të marresh rryshfet kur e di që është gjëndje pa shpresë kjo më çuditi ashtu sikurse nuk më çudit aspak emri i saj në listat per deputete të Partisë Socialiste por më lind natyrshëm pyetja…
E cfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallkimet e njerëzve që dhimbja u ka mberthyer shpirtin!?
https://www.facebook.com/allkja/posts/10219214718183530