Skip to content
Të Gjitha

Zjarr në Drejtorinë Arsimore në Fier, ja dyshimet e para të policisë

· 2 min lexim

Një zjarr ka rënë në Drejtorinë Arsinmore të qytetit të Fierit pak më parë gjatë diëts së sotme. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 15:10 pasdite, në katin e dytë të ndërtesës dhe nuk ka qenë i përmasave të mëdha. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë që kanë bërë të mundur evakuimin e personave që ndodheshin në ndërtesë në ato momente. Ndërkohë, forcat e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në institucionin arsimor, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. Nuk dihet ende nëse zjarri ka nisur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike ose nëse ka qenë i qëllimshëm. Në oborrin e Drejtorisë Arsimore shihet një nga forcat zjarrëfikëse që po punon për fikjen e flakëve, ndërsa aty shihen edhe forcat e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.

Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.