Greqia u godit sërish ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Shqipëri. Tërmeti ishte me magnitudë 6 ballë, i shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte sërish në afërsi të Elassona-s me thellësi 2 km. Shumë njerëz dolën të frikësuar nga shtëpitqë e tyre nëpër rrugë, ndërsa disa të tjerë kanë ruajtur një gjakftohtësi epike.
Kështu ndodhi me një spiker lajmesh, i cili as që nuk lëvizi nga vendi në momentin që i gjithë vendi u trondit nga tërmeti. Ai vijoi të jepte lajmet i pashqetësuar ndërsa e gjithë studioja lëkundej.
Edhe ditën e djeshme shteti fqinj u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 5.9 ballësh, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në jug të Shqipërisë. Në rrjetet sociale u shpërndanë video ku qytetarët dilinin në rrugë të frikësuar duke u përpjekur të kontaktonin me të afërmit e tyre. Si pasojë e tërmetit pati dëme të shumta materiale dhe një persn humbi jeën. Paslëkundjet vazhduan gjatë gjithë ditës së djeshme me një tjetër goditje të fortë i shkallës 5.3 Rihter u regjistrua sërish mbrëmjen e djeshme. Epiqendra e lëkundjeve ishte 30 kilometra në perëndim të Larisës dhe 17 kilometra në perëndim dhe jugperëndim të Tyrnavos. Thellësia e vatrës sipas EMSC ishte vetëm dy km.