Në përgjigje të deklaratës së bërë më parë për të rinjtë që paguhen mijëra euro në Korçë, kryeministri Rama ka publikuar disa ditë më parë një video me intervista të disa prej tyre që supozohet të vërtetojnë fjalët e tij.
Në video të rinjtë tregonin se si puna si “Social Media Manager” apo “Frelancer” bënte që të paguheshin minimalisht disa mijëra euro në muaj dhe duke filuar nga 50 euro e më tej për një klient të vetëm.
Postimi i plotë i kryeministrit:
Ja disa nga mbi 100 të rinj e të reja në Korçë që janë vetëpunësuar në tregun global online dhe nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera
https://www.facebook.com/watch/?v=1374699282872842
Por sa të vërteta janë këto deklarata?
Gazeta Reforma bëri një kërkim për secilin nga të rinjtë pjesëmarrës në video, për të vërtetuar deklaratat e tyre për punën dhe pagesat e majme. Nga të gjithë personat, vetëm një rezulton me një profil lehtësisht të identifikueshëm në platformën LinkedIn, ku janë publike edhe punët e saj.
Elsa Hysi
Ishte e vetmja që ka një profil në LinkedIn dhe Fiverr ku ka publike punime të saj dhe pagesa që fillojnë nga 139.31 euro e shkojnë deri në 226.39 euro për punë. Këto për postime në media sociale, pastime ditore në çdo platformë, ‘caption’ në çdo post, kërkim për ‘hashtags’, grafik design etj.
Johan Nasto
Në profilin e tij në platformën LinkedIn nuk ka asnjë të dhënë, asnjë artikull e asnjë post. Në kërkimin në platformën Fiverr nuk rezulton asnjë person me këtë emër.
Julian Asabella
Njëjtë edhe për të nuk ka asnjë të dhënë në profilin në Linked In e po ashtu në Fiverr. Ai ka zero lidhje e vetëm një ndjekës në LinkedIn e asnjë post apo artikull.
Aleksia Xega
Asnjë të dhënë në profilin në LinkedIn veç shkollimit. Nga kërkimi në Fiverr nuk rezulton asnjë profil me këtë emër.
Enxhi Mazelliu
Për të nuk ka snjë rezultat nga kërkimi në LinkedIn dhe Fiverr.
Edhe njëherë kryeministri Edi Rama përdor gënjeshtrat për të na bindur se shqiptarët jetojnë dhe paguhen mirë. Ndërkohë, në raportet e INSTAT thuhet se shqiptarët paguhen 107.7 mijë lekë, ose rreth 870 euro në muaj në krahasim me Europën ku paga mesatare shkon minimalisht 4.4 mijë euro (në Gjermani), këto janë shifra shumë të ulëta. Ndërsa Rama e ka fokusin vetëm tek jugu i Shqipërisë, jo më larg se dje u publikua raporti i Eurostat ku thuhej se Veriu i Shqipërisë është zona më e varfër në Europë.