Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Lezhë në kuadër të zhvillimit të turizmit. Në takimin me administratorët e bujtinave, Ramës iu bë një kërkesë e veçantë për vitin në të cilin jemi. Iu kërkua furnizimi i qytetit me drita. Një prej pronarëve të bujtinave i tha e në zonën ku operon ka mungesë të theksuar të energjisë elektrike, duke e vështirësuar zhvillimin e turizmit.
“Eee miku im, dihet që nuk është investuar aty që në kohën e elektrifikimit”, u shpreh Rama duke vazhduar “Duhet durim, durim. Ju jeni njerëz që i keni ngrit vetë bizneset tuaja dhe e dini që duhet durim, nuk bëhet asgjë brenda ditës” ishin fjalët me të cilat Rama e përcolli këtë kërkesë bazike për jetën e përditshme, që vazhdon të përsëritet ende.
Kryeministri Rama tha sërish se turizmi ka mundur ti mbijetojë goditjes së Covid. Kjo deklaratë e kyeministrit u ripërsërit pavarësisht se shumë prej bizneseve po mbyllen dhe stafet po shkurtohen çdo ditë e më shumë.
” Turizmi është goditur shumë po ia ka dalë, falë fakti që nuk kemi mbyllur kufijtë me Kosovën por edhe për faktin që kur vjen puna te tavolina, nuk respektohen shumë, ee”, u shpreh kyreministri Rama.