Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës shpall fajtor ish-kreun e Bashkisë Has, Adem Llala për ‘shpërdorim detyre’ të lidhur me privatizimin e një ndërtese në Has, por që ma pas u anulua.
Ish-kreu i Bashkisë Has dënohet me 1 vit burg, por nuk do të kryejë dënimin dhe dënimi do konvertohet në shërbim prove.
Gjykata ka deklaruar si fajtor të pandehurin, Adem Lala, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Adem Lala me 8 muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të këtij të pandehuri për një vit e 4 muaj.
Lala urdhërohet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, Zyra Vendore Kukës dhe të vihet në provë, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Gjithashtu, si dënim plotësues, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Kujtojmë se SPAK e mori nën hetim Lalën, i dyshuar se ka shpërdoruar detyrën. Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.
Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS. Lala është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në Golaj.
Zveçani mban për herë të parë seancë solemne për 28 Nëntorin
Për nder të 28 Nëntorit, në Zveçan, pjesa veriore e Kosovës, u mbajt për herë të parë seanca solemne e...