Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot aktivitetin për “Drejtësisë që Duam”. Në prezantimin e këtij programi, Rama hodhi akuza të rënda kundër opozitës së bashkuar. Sipas tij e keqa e këtij vendi dhe kërcënimi i drejtësisë janë PD,LSI dhe KCK.
“PD, LSI dhe KÇK janë tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh. Ne i hymë detin në këmbë dhe pse përpara nesh kishim mjegullën e dendur të skepticizmit për pamundësinë e një reforme në këtë vend”, është shprehur ai.
Më tej Rama u ndal dhe tek rezultatet e Vetingut, duke e cilësuar si n jë nga përparësitë më të mëdha që krijoi partia e tij socialiste në vend.
Pjesë nga reagimi:
PD, LSI dhe KÇK janë tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh. Ne i hymë detin në këmbë dhe pse përpara nesh kishim mjergullën e dendur të skeptizimit për pamundësinë e një reforme në këtë vend, Mos harroni çfarë kemi hequr me ata që sot kërkojnë votën tuaj. Mos e harroni se çfarë u desh të bënin partnerët tanë për të sjellë në votim Saliun, Ilirin. Lulin, Monikën për të zhbërë atë koalicion të firmosur kundër drejtësisë. Miq lejomëni të jemi i drejtpërdrejtë. Kush e ka menduar që vota për vettingun dhe vetë vettingu do çonin njerëz një burg nuk e kanë mbajtur parasysh që ajo nuk është një gjykatë partizane por fshesa e drejtësisë. Presidenti i republikës dhe ish-presidenti më famëkeq mbështeten nga gjyqtarët e korruptuar. PD, LSI dhe KÇK janë tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh që kërcënon fatin e reformës në drejtësi. Nëse ju çon në prerjen e atyre forcave për inat të qeverisë, ju garantoj se pa dashje do të bëni një prej atyre gabimeve fatale në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan gjenerata tjetër. Unë nuk dua të ju them se nuk keni arsye të jeni të nevrikosur me mua.