Skip to content
Aktualitet

Fushë Krujë/ Shkrumbohet nga flakët banesa e një 80-vjeçareje

· 2 min lexim

Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit banesa e një 80 vjeçare është përfshirë nga flakët e një zjarri si pasojë e një shkëndije elektrike.

Sipas raportimeve të policisë, shtetësja me iniciale M.S., e cila jetonte e vetme ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shtetësja M. S., ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.”, thuhet në njoftim.

Kanë qenë fqinjët e saj ata që kanë parë se banesa e të moshuarës po digjej, ndërsa kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.

Shtetësja me iniciale M.S., ka mbetur në qiell të hapur pasi banesa është shkrumbuar totalisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 03.03.2021, në orën 07:20, në Fushë Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. S., rreth 80 vjeçe, nga e cila ka vetëm dëme materiale. Shtetësja M. S., ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.