Departamenti Amerikan i shtetit ka publikuar raportin e “zi” për Shqipërinë. Sipas këtij raporti, vetëm një muaj para zgjedhjeve, DASH deklaron se vendi ynë nuk ka bërë asnjë përparim në korrupsion dhe pastrim parash.
“Shqipëria mbetet e ndjeshme ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare”, thuhet në raport.
DASH thekson se të ardhurat në Shqipëri vijnë nga mafia, trafiku i drogës dhe evazioni fiskal.
Me tëj në raport përmendet dhe rasti i Kelmend Bailit, të njohur si Eskobari i Ballkanit . ky ishte i vetmi moment përparësie e Shqipërisë në ,luftën kundër krimit, pasi u konfiskuan 40% e pasurisë së Balilit.
Pjesë nga raporti:
“Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut.
Reformat e vazhdueshme gjyqësore, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimin e njësive të shumta policore të specializuara që synojnë krimet financiare dhe ekonomike, kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave. Sidoqoftë, këto përpjekje vështirësohen nga sfidat e kapacitetit në institucionet e drejtësisë të krijuara së fundmi dhe korrupsioni i përhapur që minon shtetin e ligjit”