SHBA dhe Bashkimi Evropian njoftuan sanksione të koordinuara ndaj Rusisë të martën për helmimin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny dhe arrestimin e tij që pasoi.
Zyrtarë të lartë të administratës amerikane u thanë gazetarëve gjatë një deklarate përpara publikimit të masave që SH.B.A. po miraton sanksionet e reja, kufizimet e eksportit dhe kufizimet e vizave për Rusinë pas një vlerësimi të komunitetit të inteligjencës për helmimin e Navalny që përcaktohet me “besim të lartë ” që oficerët me FSB të Rusisë përdorën një agjent nervor për ta helmuar atë.
SHBA po sanksionon shtatë anëtarë të lartë të qeverisë ruse si dhe 14 subjekte që janë të përfshirë në bazën industriale kimike dhe biologjike në Rusi, thanë zyrtarët.
Ata nuk zbuluan emrat e të sanksionuarve, por thanë se disa prej tyre janë sanksionuar më parë nga BE dhe përmenden nga mbështetësit e Navalny.
Sanksionet ishin të parat që shënjestruan Moskën që kur Joe Biden u bë president dhe hapi një rishikim gjithëpërfshirës të politikës SHBA-Rusi, duke përfshirë veprimet e Kremlinit kundër Navalny, ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane etj.
Zyrtarët thanë se këto veprime në përgjigje të helmimit Navalny janë fillimi i veprimeve të administratës kundër Rusisë ndërsa vazhdon rishikimi i Presidentit Biden të veprimeve specifike nga Moska.