Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Fier-Vlorë, ku janë përfshirë disa automjete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një 18-vjeçar dhe kanë mbetur disa persona të plagosur, të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës.
Policia ka zbardhur emrat e personave, që janë përfshirë sot në një aksident të rëndë në autostradën Levan – Vlorë.
Viktimë e aksidentit tragjik ka mbetur 18-vjeçari Ermir Tare, kurse të plagosur mbetën shtetasit Rei Leskaj, Fori Duraj, Qirja Dori dhe K.Dori 16 vjeç.
Tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse dy nga të plagosurit janë nga e njëjta familje.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.
Sipas policisë, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç është përplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit u bllokua për disa minuta edhe rruga, ndërsa policia shoqëroi shoferin 40-vjecar.
Nga informacionet e para mësohet se dy mjetet që u përplasen ishin me shpejtësi të madhe.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit, që i mori jetën të riut dhe 4 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë.