Skip to content
Të Gjitha

Çmimi “Kadare 2021”/ Shpallet romani fitues, ja cilët ishin finalistët

· 2 min lexim

Fituesi i Çmimit “Kadare 2021” është shpallur romani “Zogjtë e qyqes” i autorit Gani Mehmetaj . Finalistët e tjerë në këtë garë me vepra në prozë ishin ndërsa autorët Behar Jacaj, Ballsor Hoxha, Arbër Ahmetaj dhe Marcel Hila.

Gani Mehmetaj është gauetar, publicist, dramaturg dhe kineast i cili ka lindur në Pejë në vitin 1955 dhe është autor i disa veprave. Romani fitues i këtij vitiështë një rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin të gjithë këto të portretizuara në marrëdhënien e urrejtjes mes serbëve  e shqiptarëve .

Ky ishte viti i gjashtë që ndahet Çmimi “Kadare”, një, dhe morën pjesë me 30 autorë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora me vepra në prozë.

Kryetari i Jurisë ishte Preç Zogaj, dhe anëtarë të tjerë ishin profesori i filozofisë Blerim Latifi, shkrimtari Loer Kume, shkrimtari Ermir Nika, si edhe studiuesja e letërsisë Genciana Abazi.

Romani  fitues “Zogjtë e qyqes” së shpejti  do të vijë edhe në duart e lexuesit. Dorëzimi i çmimit nuk u bë sot për shkak të kushteve të pandemisë, por do të organizohet në një moment më të përshtatshëm kur të jetë e mundur edhe  prania e autorëve finalistë, disa prej të cilëve jetojnë jashtë Shqipërisë.