Nga data 1 mars Greqia do të ndryshojë masat ndaj Shqipërisë, duke lejuar vetëm 400 qytetarë në ditë nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë. Shkak për këtë është bërë situata e rëndë nga koronavirusi në shtetin fqinj. Mediat greke shkruajnë gjithashtu se qytetarët shqiptarë që do të duhet të kalojnë nga Pika Kufitare e Kakavijës për në Greqi, do duhet të përballen me masa më të ashpra.
Të gjithëshqiptarët që do kalojnë kufirin grek do duhet të qëndrojnë në një karantinë 14-ditore dhe jo 7-ditore sicc ka qenë më parë. Ndër të tjera është kufizuar edhe orari i lëvizjes në 12 orë. Orarët e disponueshmë kur qytetarët do mund të kalojnë do te jenë nga ora 7:00 deri në orën 17:00.
Situata e koronavirusit në shtetin grek paraqitet emjaft e rënduar teksa vetem ditën e djeshme. janë shënuar 1790 raste të reja dhe 29 viktima. Ndërkohë, në intubim janë 372 persona dhe mosha e tyre mesatare është 69 vjecc. Greqia ashpërsoi masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, teksa së fuundi është njoftuar edhe një zgjatje e lockdoën-it në disa zona deri në 8 mars. Kjo do të thotë që do të jenë të mbyllura te gjitha shkollat dhe bizneset që nuk ofrojnë të mira bazike.