Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duket se në selinë e Partisë Demokratike ka pasur disa probleme. Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane ka refuzuar firmosjen e një marrëveshjeje, pasi nuk është dakord me oferëtn e Partisë Demokratike. Sipas News 24 Ndoka është i pakënaqur me faktin se PD nuk e ka vendosur emrin e tij në listën e sigurt për qarkun e Shkodrës.
Ndërkohë parititë e tjera kanë rënë dakord për koalicionin që do të quhet “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, ndërsa partitë që kanë firmosur marrëveshjen janë: 1. PARTIA DEMOKRATIKE- Lulzim BASHA; 2. PARTIA REPUBLIKANE- Fatmir MEDIU; 3. PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET- Shpëtim IDRIZI; 4. PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR- Dashamir SHEHI ;5. PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT- Vangjel Dule ;6. PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE- Agron DUKA; 8. PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE- Bamir Topi; 9. PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT- Arian Starova; 10. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT- Artur Roshi;11. PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT- Ylber Valteri ;12. PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa Lici ;13. PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT- Shpëtim Axhami ;14. PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE, Dhimitër Muslia.
Po ashtu bëhet e ditur se do të ketë një marrëveshje paraprake LSI-PD për bashkëqeverisje në rast se opozita fiton zgjedhjet e 25 prillit.