Cilën vaksinë të zgjedhësh për t’u vaksinuar nga koronavirusi? Kjo është një pyetje që në vendin tonë nuk gjen vend, pasi edhe ato pak doza që janë në dispozicion, ndahen sipas listave të përcaktuara nga kryeministri.
Por ndryshe ndodh në Serbi, që është vend ii dytë në Europë për numrin e të vaksinuarve pas Britanisë së Madhe. Veçse administron një numër të lartë dozash dhe ditën e djeshme kishin marrë dozaën e parë 1 milionë njerëz, ndërsa mbi 3 mijë të tjerë kishin marrë dy doza. Serbia mori 1.5 milion doza të vaksinave të koronavirusit të zhvilluara nga Sinopharm i Kinës si dhe 19,500 vaksina të zhvilluara nga Pfizer / BioNTech dhe 250,000 doza të vaksinës Sputnik V të Rusisë. 50,000 doza të tjera të vaksinës Sputnik V, 88,000 doza të vaksinës Pfizer dhe 125,000-150,000 doza të vaksinës AstraZeneca priten në vend në fund të shkurtit.
Ndërkohë në vendinn tonë kanë ardhur deri tani vetëm 17355 vaksina që jaftojnë për të vaksinuar vetëm 8677 njerëz duke qenë se vaksina e Pfizer merret në dy doza. Veçse nuk bëhet fjalë për të pasur mundësi të zgjedhësh vaksinën që dëshiron të marrësh, procesi i vaksinimit në Shqipëri madje po bëhet në mënyrë selective. Kryeministri Rama vendosi që vaksinën do e merrnin të parët të moshuarit mbi 80 vjeç që janë personalitete, process që tashmë ka filluar. Edhe pse nuk ka asgjë të gabuar në vaksinimin e figurave që i kanë dhënë mjaft kulturës shqiptare dhe fushave të tjera, kjo do të ishte e drejtë nëse do të kishte vaksina mjaftueshëm për të gjithë. Kryeministri vazhdon të flasë për marrëveshje e shtete mike që do na “dhurojnë” vaksina, por nuk bën publike asnjë detaj, ndryshe nga vendet e tjera. Ndërkohë, pak më parë ai refuzoi vaksinat që u ofruan falas nga ambasada ruse. Menjëherë sa Gjermania dhe vende të BE deklaruan se vaksina Sputnik V mund të aprovohej në vendet europiane nëse i përmbushte kushtet, edhe Rama ndryshoi qëndrim. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Europa do ta pranojë vaksinën ruse, për të kuptuar nëse edhe vendi ynë do të rreshtohet përfunimisht në “krahun” perëndimor.