Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pasi ktheu ligjin që zgjaste dhënien me koncesion të Aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vite të tjera. Ai tha më herët se ky ligj ishte antikushtetues dhe binte ndesh me rregullat e interest e shtetit shqiptar e prandaj u mbajt i fshehtë.Ndërkohë, pak më parë në një psotim në Facebook ai ka shkruajtur se çkapja e shtetit është një nevojë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe ndalimin e shpopullimit të saj. Presidenti tha se sot dëshmoi një rast të kapjes së shtetit nga kryeoligarku që është në pushtet (referuar Ramës) që ka kapur çdo institucion publik.
Postimi i Metës:
Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin e saj. Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo zgjedha e oligarkisë mbi qytetarët dhe dhunimi i të drejtave të tyre kushtetuese.
Dëshmova sot përballë qytetarëve të Republikës një rast flagrant të kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut në pushtet, që ka kapur çdo institucion publik dhe tmerrohet nga zgjedhjet e lira dhe rivendosja e llogaridhënies demokratike.
U bëj thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për këtë koncesion sa më parë!