Vjosa Osmani ka shënuar fitore historike në Kosovë. Pas numërimit të votave, kryetraja e “Guxo” ka siguruar 30 mijë vota më shumë se të gjithë liderat e tjerë politik kosovarë, duke e kthyer kështu Osmanin në më të preferuarën e zgjedhjeve të fundit të 14 Shkurtit.
Nga 80 për qind të votave të numëruara deri tani, pa votat e diasporës dhe ato me kusht, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani ka fituar 200, 245 vota, kurse Glauk Konjufca i Lëvizja Vetëvendosja 125, 970 vota, ose rreth 75 mijë më pak se Osmani. Ndërsa, kryetari në detyrë dhe bartësi i listës dhe kandidati për kryeministri i PDK-së, Enver Hoxhaj mori gjithsej 73, 615 vota.
Bartësi i listës së LDK-së dhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Advullah Hoti, mori 50,204 vota, ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj Haradinaj ka marrë gjithsej 30,189 vota. Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe bartësi i listës, Fatmir Limaj ka marr gjithsej 13,121 vota. Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në vend me 47.85% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës doli partia e dytë më 17.41%, LDK e treta me 13.08% të votave, kurse AAK fitoi 7.43% dhe Lista serbe 5.54%, ndërsa nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, duke marr vetëm 2.6% të votave.