Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur në këto momente konferencën “Ekonomia në Fokus” ku ka listuar një sërë arritjesh që sipas tij janë kufizuar nga kushtet e jashtëzakonshme në të cilat ndodhet vendi. Ai ka përmendur rritjen e pagës minimale dhe ka thënë se ka dyfishuar ndihmën ekonomike. Kjo e fundit do të mbetet e tillë deri në fund të pandemisë, ndërsa më pas qytetarët do të lihen në mëshirë të fatit. Rama nuk pranon gjykime për mandatin e dytë pasi siç thotë ai “ka qënë mandati më i jashtëzakonshëm i një qeverie në të gjitha kohët që qeveritë zgjidhen në Shqipëri.” Kryeministri nuk guxon të përmend procesin e rindërtimit që po zvarritet që prej dy vjetësh dhe as kolapsin e sistemit shëndetësor gjatë periudhës së pandemisë. Por të paktën ai ka dhënë një lajm të mirë, edhe pse si gjithmonë nuk ka zbuluar detaje. Rama lajmëroi se në Shqipëri do të nis së shpejti procesi i vaksinimit masiv.
“Do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të mandatit ku do të shpalosim planin tonë të veprimit, paga minimale 30 mijë lekë nuk është pikë mbërritje por stacion në një rrugë që vazhdon. paga minimale nuk është një shumë për të pritur duartrokitjke apo lëvdata, por shumë sfiduese, për subjeketet që fitojnë këtë pagë dhe për ne. Krahasuar me ku ishim jemi sic e shihni dhe në grafik, ku e ku në 2013 kishte vetëm 22 mijë lekë. Ata që janë përfitues duhet ta shikojnë si një stacionin në një rrugë që vazhdon. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje, sic kemi arritur sot fale përpjekjeve tona, të zerojmë taksën për biznesin e vogël. E fundit, kemi dyfishuar ndihmën ekonomike, dhe do ta mbajmë dyfish deri në fund të luftës me armikun e padukshëm. Kush gjykon mandatin tonë të dytë, duhet të mos harrojë asnjë moment se ky ka qënë mandati më i jashtëzakonshëm i një qeverie në të gjitha kohët që qeveritë zgjidhen në Shqipëri. Gjysma e mandatit ka qënë luftë me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme. Duke parë se cfarë po ndodh në disa vende, në raport me burimin e furnizimit të vaksinës, kam parasysh Izraelin dhe Britaninë e madhe.
Jemi shumë pranë nisjes së vaksninimit masiv, jemi shumë pranë finalizimit, por nuk dua të jap më shumë detaje. Do sigurojmë vaksina që të çlirohemi nga ky makth, është çështje kohe që të nisim vaksinimin masiv. Më vjen që nuk mund të them fjalën e fundit dhe mezi pres të the fjalën e fundit”, tha Rama.